Kalo te përmbajtja

Faqja është në ndërtim · porositë online hapen së shpejti

Shëndora Pharm

Pyetje të shpeshta

Gjithçka për porosinë, pagesën, dërgesën dhe kthimin.

Si porosis?

Zgjidh produktet dhe shtoji në shportë. Te arka shkruaj emrin, telefonin dhe adresën. Nuk të duhet llogari dhe as kartelë.

Si paguaj?

Me para në dorë, kur ta marrësh porosinë te dera. Pagesa me kartelë do të shtohet më vonë.

Sa zgjat dërgesa?

Pas porosisë të telefonojmë për ta konfirmuar. Pastaj porosia të vjen brenda dy ditësh, kudo në Kosovë.

Sa kushton dërgesa?

Në Prizren dërgesa është falas për porosi nga 30,00 €, në pjesën tjetër të Kosovës nga 40,00 €. Për porosi më të vogla kushton 2,00 €.

A mund ta kthej një produkt?

Po. Një produkt të pahapur mund ta kthesh brenda 14 ditëve, pa dhënë arsye. Produktet e hapura të kujdesit personal i marrim mbrapsht vetëm kur kanë defekt.

A janë produktet origjinale?

Po. I blejmë direkt te furnitorët në Kosovë dhe të vijnë në paketimin origjinal të prodhuesit.

Çka ndodh nëse një produkt mungon?

Të njoftojmë kur të telefonojmë për konfirmim, para se ta dërgojmë porosinë. Nuk paguan asgjë për produktin që mungon.

A shitni barna?

Jo. Shesim kozmetikë, produkte për flokë, higjienë, kujdes oral, bebe dhe aksesorë. Për barna pyet mjekun ose farmacistin.

Nuk e gjete përgjigjen? Na kontakto.